Postimi i Izmira Ulqinakut

Ja si iu del boja dita ditës mashtrimeve të Ramës!

Edi Rama me papërgjegjshmëri totale, stafin mjekësor e lë në mëshirë të fatit pa mjetet e duhura që të përballet me rrezikun e infektimit nga virusi, tani bën selektime në dhënien e shpërblimit.

Ky është një ndër mesazhet nga stafi i Urgjencës Shkodër, ku denoncohet mashtrimi i radhës nga Rama:

“Kryeministri premtoi shpërblim për të gjithë vijën e parë sidomos për ne infermieret tani vjen shkresa tek Drejtori jonë që shperblimin do e marrë vetëm individi që do merret me personin e infektuar.

Kjo eshte qesharake, nëse një infermier merret me personin e infektuar, ne jemi 6 infermier që punojmë në turn, sa eshte mundesia që gjatë 12 orëve që punojmë bashkë të mos jemi të rrezikuar edhe të infektuar?!

Kjo asht rrena dhe mashtrimi i radhës i Kryeministrit dhe i Ministres tonë të famshme!”

Image may contain: text that says 'pershendetje deputete mfal per shqetsimin un jam infermier pran repartit te urgjences shkoder dhe doja te denoncoja nje nder skandalet e fundit ne spitalin tone dhe ne shendetsin ne total ne shqiperi sidomos ne spitalet rajonale ne rrethe.kryeministri jon premtoj shperblim per te gjith vijen par sidomos per ne infermieret tani vjen shkresa tek drejtori jon qe shperblimin do e marrin vetem individi qe do merret per personin infektum.kjo asht qesharake'

Image may contain: text