Në Francë u regjistrua numri rekord në një ditë të vetme i 588 vdekjeve të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 6.500.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Jerome Salomon deklaroi se pacientët e shtruar në spital janë 27.432 kurse të shëruarit janë 6662.

Në renditjen e faqes së Universitetit John Hopkins për pandeminë, Spanja renditet pas Italisë për numrin e të prekurve nga infeksioni i Covid-19.

Në vend numërohen më shumë se 119 000 raste pozitive kurse numri i viktimave ka shkuar në rreth 11 200

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë dhe raportuar nga ‘El Pais’ në 24 orët e fundit u shënuan 932 vdekje.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë dhe raportuar nga ‘El Pais’ në 24 orët e fundit u shënuan 932 vdekje.

Pas Spanjës në renditje ndodhet Gjermania me rreth 92 mijë infeksione dhe 1275 vdekje.

Në Britaninë e Madhe janë regjistruar rreth 39 000 raste pozitiv me Covid-19 teksa në vend numërohen rreth 3600 vdekje.