Ka nisur riatdhesimi i gjashtë shqiptarëve të parë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në portin e Barit, që prej datës 10 mars.

Mësohet se personat në fjalë janë nisur mbrëmë, nën masa të rrepta sigurie dhe pasi kanë kryer kontrollet dhe testimet e duhura për Covid-19.

Shqiptarët udhëtuan me tragetin e mallrave në Durrës dhe tani do të vetëkarantinohen për 14 ditë. Udhëtimi u afrua falas nga Bari, ndërkohë që shumë persona të tjerë priten të vijnë sot pasdite.

Dje, kryeministri Rama tha se do të bëhet ç’është e mundur për të riatdhesuar të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të izoluar në vendet e tjera, si pasojë e Covid-19.