Edhe këtë të hënë, Ministria e Shëndetësisës ka konfirmuar një numër të lartë të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. 15 janë rastet e reja të infektuara me Koronavirus. Harta e të infektuarve zgjerohet me 9 raste na bashkinë Shkodër dhe 6 raste të reja në bashkinë Pukë.

Të infektuarit e sotëm janë raste të transmetimit komunitar bëjnë të ditur burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Për të tretën diët rradhazi, në Shkodër është shënuar një tjetër viktimë nag Koronavirusi. Një 66-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, prej ditësh I shtruar në spitalin infektiv në Tiranë nuk I ka bërë ballë luftës me virusin COVID-19.

Situatë e rënduar si shkak I përhapjes së pandemisë pas lehtësimit të lëvizjes nuk paraqitet vetëm në bashkinë Shkodër, por prej disa ditësh edhe në bashkinë Pukë ku numri I të prekurve në total është 67 persona, ndër të cilët më shumë se 30 janë të infektuar aktivë.

Nga ana tjetër, në të gjithë qarkun fatmirësisht edhe tetë persona kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 263 numrin e personave të shëruar nga COVID-19. Institucionet shëndetësore në Shkodër, nisur nga situata e krijuar I bëjnë apel qytetarëve shkodranë të respektojnë rregullat e vendosura për distancimin fizik dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse, por deri më tani, duket se këto thirrje nuk kanë mjaftuar për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve shkodranë.

Kjo që shihet qartë edhe nga numri I lartë I rasteve ditore me Koronavirus të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë