Një viktimë dhe katër raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në qarkun Shkdoër ditën e fundit. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në prononcimin e saj të fundit. Viktima ishte një I moshuar 69-vjeçar, banues në Shkodër I cili prej ditësh ishte I infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, rastet e reja I përkasin bashkisë Shkodër me tre persona të rinj të infektuar dhe ndërkohë, një rast I ri ështe shfaqur në bashkinë Malësi e Madhe. Deri më tani, numri I rasteve aktive në të gjithë qarkun është 205 ndër të cilët 198 janë persona të infektuar të izoluar në banesa.

Ndërsa shtatë është numri I pacientëve të hospitalizuar në Tiranë të cilët paraqesin kushte më të rënduara shëndetësore. Me vdekjen e 69-vjeçarit, në qarkun e veriut numri I viktimave arrin në 24, një bilanc negative ky që e rendit Shkodrën të dytën në vend për nga bilanci I fataliteteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë.