Pesë raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në rsportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për qarkun Shkodër. Harta e të infektuarve zgjerohet në bashkinë Vau Dejës, ku edhe një herë janë rikthyer rastet e personave të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, katër rastet e tjera janë të persona të infektur në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë, një tjetër viktimë ëshët shënuar në qarkun Shkodër. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar i cili vuante nga bashkëshoqëruese i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Numri i viktimave si shkak i virusit në qarkun Shkodër është 18.

Shkodra renditet e dyta në të gjithë vendin për numrin më të lartë të viktimave pas Tiranës. Deri më tani, numri i të infektuarve aktivë është 193 në të gjitha bashkitë e qarkut. 183 janë persona të cilët janë të izoluar në banesa.

Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe pjesa më e madhe janë asimptomatikë të cilët ndiqen nga mjekët e familjes për çdo shqetësim që mund të kenë. Ndërkohë, aktulisht të shtruar në spital janë 10 persona, ku dy prej tyre janë ët shtruar në terapi intensive.

Prej disa ditësh në Shkodër ka patur një numër të vogël testimesh si shkak i munegsës së tamponëve duke bërë që të mos krijohet një panoramë e qartë e situatës së krijuar nga COVID-19 në territorin e qarkut. Ditën e shtunë janë dërguar për testim në Institutin e Shëndetit Publik vetëm gjashtë tampon, prej të cilëve kanë rezultuar pesë prej tyre.