Përhapja e COVID-19 po vijon të shfaqë pasoja të tjera tek bizneset në qytetin e Shkodrës. Kur jemi në sezonin veror dhe bizneset duhet të ishin në fluksin e punës për shkak edhe të turistëve dhe kthimit të emigrantëve, ashtu si çdo vit tjetër, drejtori rajonal I Tatimeve në Shkodër Herion Jashari bën të ditur se 166 biznese kanë pezulluar aktivitetin e tyre ekonomik në harkun kohor mars-qershor si shkak I rënies së fuqisë blerëse.

Drejtori Jashari bën të ditur se më pozitive, si shkak edhe I sezonit veror situata po paraqitet në plazhin e Velipojës

Pezullimi I aktivitetit tregtar është ndër fenomenet që ka prekur ndjeshëm një pjesë të konsiderueshme të bizneseve në Shkodër ashtu si të gjithë vendin.