Tetë raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në bashkinë Shkodër duke bërë që në këtë bashki numri i të prekurve në total të rritet ndjeshëm. Aktualisht, të infektuar aktivë janë 313 persona ndër të cilët, 13 janë akoma të shtruar në spitalet COVID dhe 300 të tjerë janë të izoluar në banesa.

Deri më tani nuk janë konstatuar raste të personave të infektuar të cilët kanë thyer rregullat e karantinës. Fatmirësisht gjatë orëve të fundit ka patur edhe një tjetër person që ëshët shëruar nga koronavirusi. Deri më tani, numri i të shëruarve në total është 442. Shifrat e larta të personave të infektuar me COVID-19 e rendisin Shkodrën të tretën në të gjithë vendin për nga pasojat që po lë përhapja e pandemisë.

Në tre muajt e fundit, Shkodra ashtu si shumë qytete të tjera të vendit po përballen me përhpajen masive të virusit, ku janë shënuar një numër i lartë i të infektuarve. Nisur nga situata e krijuar, institucionet kërkojnë që të ruhet distanca fizike në ambjente të mbyllura dhe të hapura dhe mbajtja e maskës, pasi rezulton efektivedhe parandaluese për frenimin e përhapjes së COVID-19