Në të gjithë botën pandemia ‘ka vrarë’ më shumë se 516 mijë njerëz kurse numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni Covid është rreth 10 milionë e 700 mijë.

SHBA kryesojnë renditjen e pandemisë me mbi 128 mijë viktima dhe 2.7 milionë raste, e ndjekur nga Brazili me 60.632 vdekje.

Më pas renditen Mbretëria e Bashkuar (43,906), Italia (34.788) dhe Franca (29.861). Meksika, me 28.510 vdekje, kapërceu Spanjën (28,363).