Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 12 milionë e 200 mijë

Sipas të dhënave të azhornuara, totali i viktimave, që nga fillimi i pandemisë është 550 mijë

Renditjen e grafikut të pandemisë në botë e udhëheqin Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3 milionë raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua kohët e fundit.

Gjigandi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1223 vdekje dhe 44.571 infeksione në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 1.713.160, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.694.

Kurba e pandemisë në SHBA vazhdon të rritet. Vendi ka regjistruar një tjetër rekord të ri përsa i përket numrit të rasteve të reja, numër i cili në 24 orët e fundit u raportua se ishte 65 mijë.

Në total raste e infeksionit, që nga fillimi i pandemsë janë 3.11 milionë kurse viktimat më shumë se 133 mijë.

Kryevirologu I Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se është e kuptueshme se përse europianët ndaluan fluturimet për dhe nga Amerika, duke treguar gjithashtu se shkalla e infeksionit në Kontinentin e Vjetër është shumë më e ulët se në SHBA.

Mbajtja e nën kontroll e epidemisë do të jetë një problem shumë serioz – shtoi imunologu – sepse koronavirusi nuk është si viruset e tjera që kemi njohur. Ai është shumë efikas në transmetimin nga një person te tjetri.

“Unë jam skeptik në besimin se Covid mund të mbahet nën kontroll pa një vaksinë” – deklaroi Fauci.