Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur e shqetësuar për përhapjen e shpejtë të pandemisë nga koronavirusi.

Sipas Organizatës, në 24 orët e fundit bota ka regjistruar një shifër rekord të prekurish nga infeksioni

Ndërsa që nga fillimi i emergjencës shëndetësore janë testuar pozitiv nga koronavirusi më shumë se 14 milionë persona, rreth 240 mijë e këtij totali është raportuar në 24 orët e fundit dhe në 5 ditë shifra ka qenë më shumë 1 milionë të prekur të rinj.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në fundjavën e kaluar me 230 370 raste të reja të Covid-19.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës, gjithashtu raportoi se në të gjithë botën ka patur edhe 5682 vdekje.

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 14 milionë

Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është rritur në më shumë se 602 mijë.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar rreth 8 milionë pacientë.

SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja