SHBA kanë regjistruar një tjetër rekord në situatën dramatike që po kalon. Në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar afro 53 000 raste të reja të koronavirusit dhe për shumë guvernatorë shtetesh, si psh ai i Nju Jork-ut, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe Shtëpia e Bardhë jeton jashtë realitetit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore rastet e reja të koronavirusit janë në rritje në 37 shtete të SH.B.A.-së

Në Kaliforni janë rimbyllur bare dhe restorante. Guvernatori Gavin Newsom ka urdheruar gjithashtu mbylljen edhe të disa plazheve.

Rekord i ri ditor i infeksioneve gjithashtu u regjistrua në Teksas, ku rastet e reja janë më shumë se 8000 për një total prej 168 mijë vetëm në këtë shtet