Ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë. Këto janë vetëm disa nga faktet që kanë dalë nga përgjimi i Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Rrjeta e gjerë e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket se ka kapur edhe dy ish-deputët socialistë Arben Çuko, ish-Drejtor i Burgjeve dhe ish-deputin Lezhës Arben Ndoka.
Të dy nuk kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës por veprimtaria e tyre e paligjshme është zbuluar falë përgjigmeve që Prokuroria po kryente për këtë trafik ndërkombëtar droge, e cila drejtohej nga vëllezërit Avdylaj nga Shijaku.

Ish-Drejtori i Burgjeve Çuko ka dalë gjatë bisedës që një i dënuar për vrasje me pagesë, bënte me një nga Avdylajt, ku i thoshte se për transferimin e tij drejt një burgu tjetër duhet ti jepte ryshfet Drejtorit.

Olsi Karagjozi mësohet se ka telefonuar një nga vëllezerit Avdylaj dhe në bisedë e sipër i ka thëne se për trasferimin e tij nga një burg drejt një burgu tjetër, duhet ti jepte ryshfet Drejtorit të Përgjithshëm.

Ata kanë kontaktuar me shoferin e Çukos për trasferimin dhe pasi nuk ranë dakord për 3 mijë euro, është marrë një makinë luksoze në vend të ryshfetit.

Ndërsa ish-deputeti, Arben Ndoka, nuk ka lidhje direkt me trafikimin por dyshohet se ishte në dijeni që dy nipërit e tij kishin kontakte me Avdylajt dhe merreshin me këtë trafik.

Madje ata dyshohet se kanë marrë përsipër trasportin e një sasie lënde narkotike që është nisur nga Shëngjini dhe është kapur më pas në Ankona të Italisë.

Por Ndoka del në përgjime si një person tepër aktiv, që së bashku me familjarë të tjerë ka qenë i përfshirë në përfitimin e pronave në Shëngjin e Lezhë dhe kjo është edhe shkaku që akuza ndaj tij është ajo e falsifikimit dhe përvetësimit të pronës, akuzë të cilën sipas avokatit nuk e pranon.

Marash Ibraj: Të akuzohesh për falsifikim do të thotë që ky të ketë lëshuar akte, të cilat më vonë kanë rezultuar të jenë të falsifikuara. Ai nuk ka pasur detyrë funksionale dhe funksion publik të lëshojë akte, ka qenë vetëm deputet, përfaqësues i popullit në qarkun e Lezhës.

27 të arrestuarit pritet të dalin për verifikim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa vazhdon kërkimi për pjesën tjetër të grupit prej 44 personash.