Të paktën 832 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur deri tani, por mendohet se bilanci mund të jetë me mijëra pas cunamit dhe tërmetit që goditi Indonezinë.

Njëzet e katër orë pas katastrofës që goditi pjesën qendrore , pas dy tërmeteve me magnitutë 6.1 dhe 7.5 dhe cunamit, shkatërrimi është i dukshëm.Në brigje kanë mbërritur kufomat të cilat besohet se do të jenë më të shumta me kalimin e orëve.

Pavarësisht ndihmës, autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit edhe për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë.

Në Palu, në kryeqytetin e provincës, balta është bashkuar me mbetjet e shtëpive të shkatërruara, të cilat së bashku me ujin morën përpara gjithçka pas tërmetit.

Qindra trupa janë mbuluar me çarçafëve përgjatë rrugës, ndërsa të plagosurit po mjekohen në shtretër të improvizuar jashtë, sepse të gjitha spitalet e zonës janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë eAlarmante paraqitet situata në Greqi, ku cikloni ‘Zorbas’ ka përmbytur 4 zona të vendit. Mësohet se pikat më kritike nga përmbytjet janë Korinthi, Peloponezi, Argolida si dhe Atika Perëndimore.

Mediat greke raportojnë se dëme të mëdha janë shkaktuar në Argolida, Corinth dhe Mani. akaq, në Trikala raportohet se ka rënë breshër dhe dëborë, ndërkohë që 4 persona rezultojnë të zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme në vendet ku kaloi Cikloni, shumë zona ngelën pa energji elektrike.

Artikulli paraprakDIBRA: ZJARRËFIKËSIT NISEN PËR NDIHMË POR BLLOKOHEN
Artikulli tjetërLEZHË, SEKUESTROHEN 4 MINA ME TELEKOMANDË