“Vllaznia nuk ka asnjë pazar me askënd.

Nuk shitemi as nuk blihemi”. Ky është mesazhi i trajnerit të Vllaznisë Armando Cungu pas akuzave se skuadra e tij po luan për të favorizuar Partizanin, ekip me të cilin do të përballet të dielën në “Loro Boriçi”. E gjithë kjo tymnajë akuzash se Vllaznia po luan për Partizanin ka sjellë një trysni tek lojtarët por tekniku Cungu i ka bërë thirrje që të jenë të qetë dhe të japin maksimuminTrajneri Cungu ka edhe një thirrje për tifozët duke i ftuar që të mbështesin Vllazninë në ndeshjen e vështirë që kanë me Partizanin.

Vllaznia luan të dielën në ora 19;00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Partizanit, një sfidë ku për kuqeblutë kërkohet fitorja për të mbajtur vendin e katërt në renditje.

Artikulli paraprakKRYQI I KUQ, KONKURS PËR DHËNIEN E NDIHMËS SË SHPEJTË
Artikulli tjetërMYFTIU SYTARI PËRFSHIHET NË DEBATIN PËR URËN E VJETËR TË BUNËS