Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka inspektuar punimet që po kryehen në Njësinë Administrative Dajç në kuadër të projektit “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër”, i mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman- GIZ.

Aktualisht, janë 21 kryefamiljarë që janë punësuar në këtë njësi të cilët po bëjnë pastrimin e kanaleve kulluese në territor duke hequr bimësinë, shkurret, kallamishtet por edhe mbetjet e sjella nga uji.

Vlen të theksohet se pastrimi dhe mirëmbajtja e argjinaturave është detyrë funksionale e Bordit Rajonal të Kullimit me qendër në Lezhë, që duhet të ofrojë shërbime edhe për Qarkun e Shkodrës.

Projekti “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër” përveç punësimit të kryefamiljarëve të familjeve më në nevojë, po jep dobinë e tij në territor përmes realizimit të punëve publike.