Kanë kaluar katër muaj nga përmbytjet e muajit mars në Shkodër, ndërsa në njësinë administrative Dajç asgjë nuk po bëhet për argjinaturat.

Këta të fundit kanë nevojë për ndërhyrje. Argjinaturat e Darragjatit dhe Pentarit kërkojnë riparime në mënyrë që të mos përsëritet edhe një herë tjetër drama e përmbytjeve.

Sipas administratorit të kësaj njësie, Gjovalin Darragjati, situata në terren është kritike nëse nuk do të ketë ndërhyrje.

Darragjati tha se deri në këto momente që flasim nuk ka asnjë interes nga pushteti qëndror për të ndërhyrë në argjinatura.

Vera është moment që kërkon investime, në mënyrë që muajt e dimrit të jenë të qetë për banorët e kësaj zone.

Njësia administrative Dajç ishte zona me numrin më të madh të tokave të përmbytura në muajin mars. Humbjet e banorëve të kësaj zone janë të konsiderueshme.

Mos ndërhyrja në argjinatura rezikon edhe një herë tjetër përmbytjet si këtë pranverë.