Situata e përmbytjeve vijon të jetë shqetësuese, përderisa niveli i ujit vijon të rritet. Nga mbledhja e shtabit të emergjencave, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, Mustafë Kraja, u shpreh se Njësia Administrative Dajç ka nevoja emergjente për ushqim për kafshët e imta dhe gjedhët.

Në total, sipas Krajës, janë 60 gjedhë dhe 2,000 të imta, të cilat duhen ndihmuar për ushqim.

Kraja gjithashtu u shpreh se Ana e Malit ka nevojë për një emergjencë të dytë. Megjithatë, ndihmat ushqimore për bagëtitë, sipas tij, nuk zgjidhin problemin në total, por janë sadopak një ndihmë për zonat e përmbytura.

Në dy ditët e ardhshme, pritet të vijnë në total 40 ton koncentrat për zonat e përmbytura. Kraja shprehet se zonat e përmbytura janë më blegtoralet, me një numër relativisht të madh bagëtish.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE