Situata e permbytjeve eshte perkeqesuar ndjeshem ne njesine administrative Dajç. Me shume se 700 hektar toke jane ne uje, ndersa fshatrat Shirq dhe Darragjat komunikojne me njeri tjetrin vetem me mjete lundruese.

Administratori i kesaj njesie Gjovalin Darragjati thote se uji ka vershuar brenda 24 oresh ne toka bujqesore ndersa kjo situate ka alarmuar banoret.

Demet sipas Darragjatit jane te konsiderueshme, ndersa shpallja e gjendjes se emergjences eshte nje domosdoshmeri.

Administratori Darragjati thote se permbytjet frekuente kane bere qe fermeret te humbasin cdo shprese .

Nga ana tjeter në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Artikulli paraprakLUMI KIR NË GJENDJE NORMALE
Artikulli tjetërRESHJET PËRKEQËSOJNË SITUATËN E PËRMBYTJEVE