Per vitin 2019 në njësinë administrative të Dajcit janë parashikuar një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në infrastrukturë me fondet e buxhetit të bashkisë Shkodër.

Momentalisht po realizohet investimi në disa rrugë të Dajcit shprehet kreu i kësaj njësie Gjovalin Darragjati

Sipas Darragjatit shumica e fshatrave në këtë zonë nuk mbulohen me shërbim shëndetësor parësor ndaj po shikohet që në disa shkolla të krijohet

mundësia e rigrupimit të nxënësve në mënyrë që pjesa tjetër në atë godinë të shkollës të shërbejë njëkohësisht edhe si qendër shëndetësore me qëllim që ku ky shërbim të jetë sa më pranë komunitetit

Gjithashtu me miratimin e buxhetit për vitin 2019, në Dajc pritet që të financohet edhe projekte të tjera të rëndësishme në shërbim të komunitetit

Artikulli paraprakINVESTIME NË NJËSINË ANA E MALIT
Artikulli tjetërMJEGULLA MBULON SHKODRËN