Kur janë bërë më shumë se 5 muaj nga përmbytjet në Shkodër dhe dimri është përpara në njësinë administrative Dajç asgjë nuk po bëhet për argjinaturat.

Argjinaturat e Darragjatit dhe Pentarit kërkojnë riparime në mënyrë që të mos përsëritet edhe një herë tjetër drama e përmbytjeve thotë administratori i njësisë Dajc Gjovalin Darragjati.

Administratori Darragjati tregon se i ka nisur disa kërkesa për ndërhyrje Drejtorisë së Bordit të Kullimit në Lezhë dhe Ministrisë së Bujqësisë por deri në këtë moment nuk ka marrë qoftë një përgjigje të vetme.

Stian e veres është moment që kërkon investime, në mënyrë që muajt e dimrit të jenë të qetë për banorët e kësaj zone. Njësia administrative Dajç ishte zona me numrin më të madh të tokave të përmbytura në muajin Mars.

 

Artikulli paraprakTIRANË, SULMOHET ME ARMË BANESA E PRINDËRVE TË GAZETARES SË KRONIKËS KLODIANA LALA
Artikulli tjetërSHAZI: ANTIDEPRESIVËT NUK I JAPIM PA RECETËN E MJEKUT