Dhjetra hektar tokë në njësinë administrative të Dajcit janë gërryer nga erozioni. Rreziku është rritur ne përmasa alarmante saqë po afrohet në drejtim të argjinaturës dhe banesave.

Për kreu e njësisë administrative Dajc Gjovalin Darragjati janë 4 pika nevralgjike ku janë shaqur probleme, 2 në Darragjat dhe 2 të tjera në Dajc , ku sipas Darragjati Bordi Rajonal i Kullimit ka premtuar se do të ndërhyjë shumë shpejt

Për Darragjatin situata është tepër alamante.Në 2010 diga e cila do të shërbente për të mbrojtur argjinaturën është dëmtuar në disa vende, shumë pjesë të saj i gjen të mbuluara nga nga uji i lumit Buna

Nga ana tjetër banoret kerkojne ndihmë nga shteti dhe nje menaxhim te mire te kaskades se lumit drin në vijim pasi nëse do të përsëritet përmbytja e 2010 atëherë këta banorë humbin cdo gjë që e kanë rinisur nga fillimi