Dajçi është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. E për pasojë vëmendja nga institucionet përgjegjse duhej të ishte më e madhe sa i përket marrjes së masave për ti berë ballë kësaj situate .

Ndërkohë Administratori I kësaj njesie thotë se deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe pse po I afrohemi stinës së dimrit.

Sa I përket dëshpërblimeve Darragjati tha se bashkia Shkoder ka kryer të gjitha proçedurat, mirepo ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.

Përmbytjet që lamë pas kanë shkaktuar mjaft dëme në infrastrukturë rrugore dhe argjinaturat e asaj zone.

Mirëpo pavarësisht premtimeve të shumta se pas tërheqjes së ujit do të ndërhyhet në çdo drejtim ku ka pasur dëme, asgjë nuk është bërë. Madje dhe dëmshpërblimet janë harruar.