Nga 433 aplikime që kanë kryer për subvencione 337 fermerë janë shpallur fitues. Shifra më e madhe e rezultuar që nga viti 2007,

Shprehet kështu drejtori i drejtorisë së bujqësisë Shkodër, Mustafë Kraja teksa shton se fermerët fitues duhet që të sjellin dokumentet përkatës për të marrë shumat përfituese.

Pas datës 25 maj do të nisë verifikimi në terren për ku do të matet sipërfaqja e tokës dhe nëse të dhënat e mëparshme që e kanë cilësuar femrit fitues nuk rezultojnë të vërteta atëherë do të bëhet një rikalkulim.

Ajo çka I ka penalizuar më së shumti fermerët janë certifikatat e pronësisë që sipas drejtorit Kraja duke ja hedhur fajin bashkisë për mosbashkëpunim

Vlera e fitimit të subvencioneve këtë vit arrin vlerën 80% , më e larta ndër vitet e fundit .

 

Artikulli paraprakSUBJEKTET E PALIÇENSUARA, NË “SITËN” E TATIMORËVE
Artikulli tjetërRESPEKTIMI I RREGULLAVE TË QARKULLIMIT