Ky burrë nga Shoshi i Dukagjinit nuk e ka humbur traditën. Madje e trashëgojnë ndër breza. Shoshi është njëra prej njësive administrative në Dukagjin e cila nuk është e promovuar aq sa duhet.

E lënë në harresë prej shumë vitesh, kësaj radhe bashkia Shkodër ka menduar që të ndërmarrë disa aktivitete për të kthyer vëmendje atje.

Në këtë mënyrë “Dalja në Shosh” u quajt aktiviteti i zhvilluar për vlerat, resurset, trashëgiminë kulturore dhe produktet e zonës.

“Dalja në Shosh” u mendua të zhvillohej duke patur brenda disa komponentë të rëndësishëm.

Në aktivitetin e zhvilluar në Shosh morën pjesë me dhjetra qytetarë, edhe prej atyre që nuk kanë qenë më përpara në zonën e Shoshit duke shijuar bukurinë natyrore, mikëpritjen dhe ushqimet bio.

 

Artikulli paraprakPOSTRIBË , FERMERËT: PRODHIMI QEPËVE STOK
Artikulli tjetërSPITALI I SHKODRËS, DALIN EMRAT PËR DREJTOR