SHEFI I EMERGJENCAVE CIVILE: KA SUBJEKTE DHE SHKOLLA TË DËMTUARA. Erërat e forta dhe stuhia e një nate më parë në rrethin e Shkodrës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Disa fshatra në Komuna të ndryshme kanë pësuar dëme material. Më të prekurat nga stuhitë e natës së kaluar janë Komuna Ana e Malit dhe ajo e Bërdicës. Shefi i emergjencave civile në prefekturën e Qarkut Shkodër Pëllumb Dani tregon për zonat ku janë shkaktuar dëme. Kryesisht ka patur subjekte të ndryshme të cilat erërat e forta i kanë dëmtuar e po ashtu edhe parcelat e fermerëve si dhe disa shkolla kanë pësuar dëme.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Mw1Vale7r3w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]