Një ditë përpara fillimit të sezonit shkollor 35 fëmijë nuk do shkojnë në shkollë si shkak i ngujimit nga gjakmarrja. Këtë shifër e deklaron kryetari i shoqatës së pajtimit Nikollë Shullani. Drejtori rajonal i arsimit Kadri Ymeri thotë se total nuk janë më shumë se 15 fëmijë të ngujuar.

DAR dhe shoqata e pajtimit nuk janë në një linjë edhe për zhvillimin e mësimit në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar. Problem mbeten edhe tekstet shkollore.Shullani i bën thirrje biznesmenëve të Shkodrës për t’i ndihmuar familjet e ngujuara.Prej 25 vitesh ende nuk ka shifra të sakta për familjet e ngujuara në veriun e Shqipërisë ndërsa shumë fëmijë mbesin pa u arsimuar siç duhet. Nga ana tjetër shteti shqiptar nuk e njeh zyrtarisht fenomenin e gjakmarrjes.

Artikulli paraprakDRKK: NIS PROJEKTI I RESTAURIMIT TË KALASE ROZAFA
Artikulli tjetërPLAGOSET NJË PERSON NË QËNDËR TË QYTETIT TË SHKODRËS