SMAKA: SHKOLLAT JANË TË HAPAURA DHE FREKUENTOHEN NGA NXËNËSIT. Në të gjitha shkollat e Qarkut të Shkodrës mësimi zhvillohet normalisht.

Pavarësisht borës, ngricave dhe temperaturave të ulëta që kanë nisur që në ditët e fundit të 2014-ës e deri më tani, mësimi në shkolla nuk ka probleme. Shkollat vijojnë të jenë të hapura dhe mësuesit udhëtojnë edhe atje ku trashësia e borës kalon 70 centimetër. Të gjitha këto bëhen të ditura nga inspektorja në drejtorinë rajonale të arsimit Lira Smaka e cila konfirmon zhvillimin normal të mësimit Edhe frekuentimi i nxënësve në shkollat edhe në zonat malore është i kënaqshëm aq sa shkollat të mos mbyllen Çdo ditë drejtorët e shkollave raportojnë për situatën dhe deri në këto momente sa i përket zhvillimit të mësimit nuk ka probleme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/IkpLZCmEjGA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE