Një ditë përpara nisjes së sezonit shkollor Drejtori Rajonal i Arsimit në Shkodër Kadri Ymeri tregon se edhe këtë vit në shkollat 9-vjecare e të mesme ka një rënie të numrit të nxënësve për shkak të emigrimit drejt Europës

Drejtori i arsimit Shkodër Kadri Ymeri beri me dije se ne bankat e shkolles per here te pare do te ulen 1750 nxenes, teksa tha se të gjitha shkollat e Shkodrës do të jenë të gatshme për të nisur procesin mësimor këtë vit

Risi këtë vit është se në shkolla do të ofrohet shërbim me mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në fund Ymeri ka edhe një urim për të gjithë mësuesit nxënësit dhe prindërit në këtë fillim viti.

Pavarsisht se DAR Shkodër pranon faktin që në disa Shkolla gjendja e infrastruktures lë për të deshiruar, ato sërish do te hapen për nxenesit.

 

Artikulli paraprakAKU SHKODËR, NË FOKUS SIGURINË USHQIMORE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHPËRNDAHEN ÇANTA SHKOLLE PËR 100 FËMIJË