Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi në një prononcim për mediat italiane ka folur sërish për eksperiencën e futbollit në Shqipëri.

Në intervistën e tij, italiani e quajti sa të çuditshme, po aq edhe të vlefshme pasi ka mësuar të jetë sa më i qartë në organizimin e punës.

Në Shqipëri hanë në një mënyrë shumë të ekzagjeruar por edhe e përjetojnë shumë futbollin. Autobusi pastaj të jep përshtypjen e një diskoteke me muzikën të ngritur në maksimum.

Magazinieri i skuadrës e vendos muzikën, ti afrohesh e ul zërin, ndërsa ai e ngre përsëri. Unë nuk kam drejtuar ekipe me emra të mëdha,

por ajo eksperiencë me Shqipërinë më ka mësuar se sa më i qartë të jetë organizimi i punës, aq më shumë shanse ka që të paraqitem mirë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE