U DISKUTUA PËR MUNGESËN E KANDIDATES SË PD DHE SHËRBIMET SOCIALE. Organizata gruaja në zhvillim në takimin për barazinë gjinore ka ftuar dy kandidatet për bashkinë shkodër Voltana Ademi të PD dhe Keti Bazhdari të PS.

Kandidatja ademi mungoi ndërsa kundërshtarja politike e quajti neglizhencë. Nënkryetarja e PD Greta Bardeli dha një përgjigje duke thënë se kamndidatja e PD nuk e ka patur të konfirmuar pjesëmarrjen e saj në debat. Një debat u zhvillua edhe mes kandidates Bazhdari dhe përgjegjëses së zyrës sociale në Bashkinë Shkodër. Më pas takimi për barazinë gjinore ka vijuar me pyetje dhe përgjigje nga kandidatja e PS Keti Bazhdari e cila premtoi për një ndryshim të shërbimeve sociale.