Në qytetin e Shkodrës, organizata “New Vision” ka organizuar për herë të parë debatin “Karl Popper”, në të cilën morën pjesë 8 shkolla të ndryshme të qytetit.

Baza e këtij debati është pikërisht mësimi I vetë nxënësve me informacionin e duhur se çfarë përmbajnë shkollat profesionale dhe ato të përgjithshme.

Përmes debatit synohet të përcillet tek të rinjtë ideja e qartë dhe për të mësuar që në vegjëlit se ku duhet studiuar.

Vetë nxënësit sjellin argumentet se cila shkollë është më e mirë, profesionalja apo e përgjithshmja.

Në tetë shkollat e ndryshme të Shkodrës fituese u shpall grupi që përfaqësoi shkollën “Salo Halili”, e cila fitoi në përballjen me shkollën “Salo Halili”.

Fituesit përfaqësojnë Shkodrën në konkursin kombëtar të debatit në Tiranë, ku do të ketë përfaqësues të shumë qyteteve të vendit.

 

Artikulli paraprakMIRUSH KABASHI SOT 70 VJEÇ, JA PSE KRENOHEMI ME TË
Artikulli tjetërTREGTARËT SHESIN NË MES TË RRUGËS