Teksa vijon debati për shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar, vjen një reagim nga aktori i dashur për shqiptarët, Robert Ndernika. Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë bërë pjesë e ndonjë peticioni për shembjen e godinës. Ndrenika tha për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion, por kishte shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, tha ai.

Ndërkohë, edhe aktori Viktor Zhusti thotë për TvT se në këtë situate, me shume se kurrë, e nevojshme dhe e domosdoshme është qetësia dhe mirëkuptimi dhe se vetëm dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme.

“Deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo pale që të vijnë, janë benzinë e hedhur, është një zjarr që vetëm shkatërron. Sikur palët politike, të çdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur qe vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njeri-tjetrit, do shtrijnë e shtrëngojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirkuptimit midis tyre.”, pohoi Zhusti.

Zhusti vijon më tej në mesazhin e tij se pergjigjet flake per flake, ndarjet në grupime, etiketimet “te shitur”, postimi i video-intervistave janë kompromentuese, te sforcuara, dhe artificial dhe nuk ndihmojnë askënd, as vete çështjen.

Bujar Asqeriu, një ndër artistët që në fillim shkëmbeu debate të ashpra me ministren e atëhershme të kulturës Mirela Kumbaro, sot mendon se zgjidhja e vetme është vota e qytetarëve. “Referendumi është zgjidhja e vetme e kësaj pune, se është një situatë shume sensitive, dhe çështja duhet të hedhur me referendum”, tha Asqeriu.

Për studiuesin Aurel Plasari, teatri Kombëtar është një pasuri që nuk u përket vetëm artistëve, por gjithë shqiptarëve. “Është monument kulture, është i qytetarëve, është i kulturës shqiptare, dakord, unë nuk e di që është monument aktorial, ka në ligje monument aktorial? Ai është monument kulture, histori shqiptare dhe kaq. Ka njerëz që luftojnë që e mbrojnë, ka të tjerë që duan ta prishin për llogari të tyre”.

Ndërsa Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit, e cila reagoi ashpër ndaj fjalimit në parlament të deputetes socialiste Elisa Spiropali, thotë për TVT se mbrojtja e teatrit është mbrojtje kujtesës sonë historike. Artistët dhe shoqëria civile vijojnë të mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar duke kërkuar që ai të mos shembet, pasi tashmë Organizata Europa Nostra ka marrë përsipër ta restaurojë atë.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I MATURANTËVE NË BANKAT E KLASËS, MESAZHI I BESA SHAHINIT: SHKOLLAT GATI PËR DITËN E HËNË
Artikulli tjetërPËRBALLJE ME RAMËN NË 2021-IN APO ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME? BASHA: PËR MUA QË NESËR!