Një shqiptare e martuar dhe me tre fëmijë të lindur në Amerikë është dëbuar të mërkurën nga Amerika.

Cile Precetaj është deportuar për në Shqipëri pa iu dhënë shansi për ti thënë lamtumirë bashkëshortit dhe fëmijëve.

46-vjeçarja u arrestua pak kohë më pari pasi shkoi për të paraqitur një kërkesë për qëndrim në SHBA në zyrën e ICE të Detroit më 26 prill.

Bashkëshorti i saj, Pete Gojcaj tha se nuk iu ishte dhënë një informacion nëse Cile do të largohej nga vendi.

‘Fëmijët e mi janë shkatërruar. Ata nuk ndalojnë së qari,”-tha Gojcaj për Detroit Free Press të enjten. ‘Fëmijët e mi janë traumatizuar’.

Pete thotë se gruas së tij nuk iu është dhënë mundësia për ti thënë lamtumirë atij apo fëmijëve dhe ka mësuar për dëbimin e saj drejt Shqipërisë vetëm kur Cile i telefoni nga Gjermania.

Ajo i lajmëroi të enjten nga Gjermania se ishte rrugës për në Shqipëri me dy agjentë të ICE.

Në qershor të vitit 2015, Precetaj që ishte emigrante e paligjshme në SHBA u urdhërua që të largohej drejt Shqipërisë, vendim i marrë nga një gjykatë federale e emigracionit.

Megjithatë ajo kishe apeluar në Bordin e Apelimit të Emigracionit dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të 6-të.

Por kërkesa e saj nuk u pranua dhe largimi i saj u konfirmua zyrtarisht. Pete është një emigrant jugosllav që ka jetuar në në SHBA për 30 vjet dhe zotëron një restorant. Fëmijët e tyre janë të moshave 8, 10 dhe 16 vjeç si edhe janë shtetas amerikanë.

Cile aplikoi për azil në vitin 2000, duke thënë se kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri donin ta rrëmbenin dhe ta kthenin në një prostitutë.