METROGRAB - TAKEN WITHOUT PERMISSION Photographer has been messaged on facebook, awaiting response Credit: instagram/margarita_alshina Source: https://www.instagram.com/p/BgqicSyFcPy/?taken-by=margarita_alshina

Reshjet ngjyrë portokalli të dëborës që kanë përfshirë rajone të shumta në Europën Juglindore kanë habitur së tepërmi banorët dhe turistët ditën e diel.

Sipas “The Independent”, reshjet e dëborës ngjyrë portokalli kanë përfshirë Rusinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe vende të tjera europianojuglindore.

Fotot e këtij fenomeni të rrallë natyror të shkrepura në Sochi të Rusisë kanë bërë gjiron e rrjetit.

E gjitha kjo besohet se është shkaktuar nga rëra dhe pluhuri që janë mbartur në atmosferë nga stuhitë në Afrikën e Veriut, para se të depozitoheshin në rajonin e Europës Juglindore.

Steven Keates, nga zyra meteorologjike e Britanisë, tha se fenomeni ishte i “mundshëm” dhe se më parë ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës.