NGJARJA NË NJË ARË NË MALËSINË E MADHE, HUMB JETËN 13 VJEÇARI. Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar mjetin Zetor pa targa ka aka humbur kontrollin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 13 vjeçar, pasagjer me të.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku në prangat e policisë ka rënë 15 vjeçari me iniciale G.S. Sipas policisë, i mituri duke drejtuar mjetin Zetor pa targa, me rimorkio te ngarkuar me pleh ka aksidentuar për vdekje shtetasin me inicialet A.I. 13 vjeç. I mituri, banues në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe, ka humbur kontrollin e mjetit që ai drejtonte duke shkaktuar aksidentin që solli edhe vdekjen e pasagjerit 13 vjeç, banues në fshatin Dedaj.