2500 ndërtime pa leje janë në zonat e mbrojtura. Shifra bëhet e ditur nga drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej në aktivitetin e zhvilluar në Velipojë për ditën e biodiversitetit.

Dedej u shpreh se çdo rast po vlerësohet me ALUIZNIN duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe prishje ndërtimesh atje ku dëmtohen zonat e mbrojtura. Sa i perket mbeturinave në zonat e mbrojtura Dedej thotë se ADZM do grumbullojë mbetjet dhe bashkitë ti grumbullojnë në një pikë por për këtë nevojitet një mbështetje financiare. Përmirësimet në zonat e mbrojtura janë të dukshme përfundoi Dedej dhe kjo do vërehet edhe gjatë këtij sezoni turistik.

Artikulli paraprakZIJADIN SELA: SULMI, ATENTAT NDAJ NEVOJAVE QË SHQIPTARËT I KANË NË MAQEDONI
Artikulli tjetër“28 NËNTORI” HAP DYERT, ADEMI: QEVERIA NUK NA MBËSHTET