Përparim Spahiu nga radhët e LSI, përmes një statusi në Facebook ka reaguar mbi incientin e ndodhur dje me avionin e Blue Panorama, i cili bëri ulje të detyruar në Rinas pas një defekti që pësoi në ajër. Sipas tij, janë ttë shumta rastet kur qytetarët kanë denoncuar defektet për avionë të kësaj linje, por qeveria shqiptare nuk reagon dhe nuk merr asnjë masë.

STATUSI I PLOTE
Kur të vdesim, mos reagoni më!

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve….

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika…

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

Vërtet që kjo linjë është low-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…

Operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….

Artikulli paraprakPROTESTA MASIVE NË RUMANI KUNDËR KORRUPSIONIT NË VEND
Artikulli tjetërTHE MIRROR: MAFIA SHQIPTARE ZOTËRON TREGUN 5 MILIARDË PAUND TË KOKAINËS NË BRITANI