Degjesa e radhes publike per buxhetin faktik te 2017-es, risolli edhe njehehere ne qender te vemendjes sallen e boshatisur, interesin thuajse zero te keshilltareve, qytetareve apo te interesuarve per funksionimin e bashkise Shkodër.

Pavaresisht pjesmarrjes se disa qytetareve te cilet u njohen me shifra dhe me cfare do te behet me ato para, per vitin 2018-e, kjo degjese eshte nje kembane alarmi.

Nje alarm per qytetaret shkodrane te cilet mesa duket kane humbur besimin, por edhe nje kembane alarmi per ato te cilet drejtojne.

Cfare ben qe keto salla te jene thuajse bosh, cfare ka ndodhur per mungese organizimi, njoftimi apo ftese per shkodranet qe te mos perfillin qe keto degjesa te jene me terheqese per qytetaret apo te behen pjese e vendimmarrjes publike.

Pavaresisht ketyre pyetjeve te cilat duket se nuk do te marrin pergjigje asnjehere, kjo degjese publike ishte edhe njehere tjeter,

turpi i radhes, per ato qe flitet se mbrojne interesat e shkodraneve nderkohe qe braktisin cdo tryeze kur eshte fjala per te miren e perbashket

 

Artikulli paraprakSHËNGJINI MES PLEHRAVE DHE UJËRAVE TË ZEZA
Artikulli tjetër“BUXHETI FAKTIK 2017, DHE RISHPËRNDARJA E TIJ”