Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pohojnë se duhet të shqetësoheni vetëm për dy lloje të transmetimit: thithja e pikave të frymëmarrjes nga një person i infektuar në afërsi ose duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas sytë tuaj , hundën apo gojën.

Por më shumë se 200 ekspertë nga e gjithë bota po pohojnë se edhe një rrugë e tretë po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në transmetimin e koronavirusit.

Ata thonë se studime të shumta demonstrojnë se grimcat e njohura si aerosole, versione mikroskopike të pikave të frymëmarrjes standarde, mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata dhe përhapen larg, duke bërë që dhoma pa ventilim, autobusë dhe hapësira të tjera të kufizuara, të bëhen të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit, madje edhe nëse qëndroni 6 metra larg nga njëri-tjetri.

“Ne jemi 100% të sigurt për këtë,” tha Lidia Morawska, një profesore e shkencave atmosferike dhe inxhinierisë mjedisore në Universitetin e Teknologjisë Queensland në Brisbane, Australi.

Ajo përmes një letre të hapur, drejtuar OBSH-së, akuzon agjencinë e Kombeve të Bashkuara që nuk ka lëshuar paralajmërimet e duhura për rrezikun që i kanosot të gjithëve. Gjithsej 239 studiues nga 32 vende nënshkruan letrën, e cila është vendosur të botohet javën e ardhshme në një ditar shkencor.

Në intervista të ndryshme, ekspertët janë shprehur se transmetimi i aerosolit duket se është mënyra e vetme për të shpjeguar shpërthimin e koronavirusit në masë.

Zyrtarët e OBSH-së kanë pranuar që virusi mund të transmetohet përmes aerosoleve, por thonë se ndodh vetëm gjatë procedurave mjekësore siç është intubacioni që mund të spastrojë sasi të mëdha të grimcave mikroskopike.

Dr Benedetta Allegranzi, një eksperte e lartë e OBSH-së është shprehur për “The Times Moraëska” se vlerëson dhe respekton mendimet e kontributet e këtyre ekspertëve, por nuk ka asnjë provë ekzistuese që të vertetojë se ajri ka një rol të rëndësishëm në përhapjen e COVID-19.

Ajo shtoi se nëse do transmetoheshe në këtë mënyre do kishim raste më shumë dhe përhapja e virusit dhe ishte edhe më e shpejtë.

Ekspertët që mendojnë se koronavirusi po përhapet edhe përmes ajrit, janë shprehur se maskat e vendosura siç duhet, ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së aerosoleve në ajër. Ata janë shprehur gjithashtu se përhapja mund të zvogëlohet edhe duke përmirësuar ventilimin në dhomë.