Njesia Vendore te Kujdesit Shendetesor Shkoder ka pergenjeshtruar deklaratat e ish deputetit Bardh Spahija per mungese te kryerjes se tamponeve nga Sherbimi i Epidemiologjise prane ketij institucioni.Ne deklaraten e NJVKSH Shkoder thuhet se:

Ne 10 ditet e para te muajit gusht jane testuar rreth 200 persona te dyshuar per covid-19.Deklarata te tilla nuk e zbehin punen e stafit mjeksor ne Shkoder te cilet vazhdojne te sherbejne duke testuar, izoluar dhe gjurmuar çdo rast te dyshuar me covid-19.

Qe nga fillimi i Pandemise po punohet sipas protokolleve te vendora nga MSH dhe ISHP ne minimizimin e perhapjes se virusit duke izoluar cdo rast pozitiv dhe karantinuar kontaktet e tyre.Furnizimi me tampon per NJVKSH SHKODER ka vazhduar rregullisht qe nga fillimi i pandemise dhe ne vazhdim

Jemi te hapur per cdo verifikim dhe hedhim poshte cdo te pavertete qe cenon punen e palodhur te punonjesve te kujdesit shendetesor Shkoder, ne sherbim 24/7 ne territor.
Perfitojme nga rasti qe te inkurajojme te gjithe punonjesit e sherbimeve shendetesore per perkushtimin dhe devotshmerine gjate ketyre muajve te veshtire ne perballimin e epidemise”