Deklaratat e Donald Lu, Rama: Shumë shpejt rezultate konkrete

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu para dy ditësh për 4 klanet kriminale veprojnë në Shqipëri. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se po punojmë intensivisht dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete kundër familjeve kriminale. Rama u shpreh se ngjarja e Elbasanit mori goxha jehonë, ndërsa do të goditen elementët kriminalë brenda policisë së shtetit. “Falenderoj ambasadorin Lu që u bashkua me mua. Shumë mirë që e tha edhe ambasadori amerikan, ne po punojmë intensivisht. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë, e cila shërbeu si katalizator për të rritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë cështje, do të shiheni një zinxhir për të goditur elementët kriminalë dhe të inkriminuarit brenda policisë së shtetit. Këta nuk kanë lindur këto 4 vite. Do të mbyllim kapitullin e kanabisit, sikur e kemi marrë përsipër. Në fund të muajit tetor do të presim raportin zyrtar. Luftë edhe për të ashtuquajturat familje kriminale” deklaroi Rama.

Artikulli paraprakTURKU MASHTRUES, ZHVATI MBI 100 MIJË EURO
Artikulli tjetërZBARDHEN VENDIMET E MBLEDHJES SË QEVERISË RAMA