Deputetët janë subjekte të deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive që zotërojnë dhe çdo vit duhet të dorëzojnë një deklaratë të detajuar në lidhje me të ardhurat e përfituara për shtesat apo pakësimin e pasurisë që zotërojnë.

E në bazë të këtyre deklaraimeve, Open Data Albania ka bërë një renditje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë përfituar më shumë të ardhura në vitin 2015.  Renditja dhe kategorizimi është bërë sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015.  Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.  Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit, ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar. Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale Tom Doshi renditet i pari në këtë kategori me 111 milionë lekë të deklaruara ndjekur nga Eduard Selami me 7 milionë dhe Dashamir Peza me 2.3 milionë.  Të ardhurat nga publike dhe e drejta e autorit Kryeministri Edi Rama me 2.7 milionë lekë renditet i pari në këtë kategori, ndjekur nga Ben Blushi me 2 milionë, Mimoza Hafizi me 424 mijë lekë dhe Dashamir Shehi me 419 mijë lekë.

(TABELA)

DEPUTETËT E PASUR TË KUVENDIT

Tom Doshi– 129 milionë lekë

Anastas Angjeli – 58 milionë lekë

Sali Berisha – 55 milionë lekë

Sherefedin Shehu  – 40 milionë lekë

Omer Mamo – 34 milionë lekë

Astrit Veliaj – 29 milionë lekë

Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë

Namik Dokle – 19 milionë lekë

Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë

Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë

Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë

Piro Kapurani – 17 milionë lekë

Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë

Florjon Mima – 15.3 milionë lekë

Dashamir Kamberi  – 14.6 milionë lekë

Artan Gaçi   – 14.6 milionë lekë

Ilir Meta – 13.1 milionë lekë

Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë

Artikulli paraprakDIANA ÇELEPIA “KA FRIKË”, SJELL LIBRIN E DYTË TË SAJ
Artikulli tjetërKRIZA E EMIGRANTËVE, MBLEDH KRYEMINISTRAT NË VIENË