Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis konsultimet me institucionet për emrin e Gjeneralit, Sandër Lleshi, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në datën 9 nëntor 14 pyetje, ndërsa dokumenti është publikuar ditën e sotme.

Meta kërkon informacion shtetërues për Gjeneralin Sandër Lleshin nga zbatimi i vendimit të Gjykatës Administrative dhënë për Sandër Lleshin ddhe nëse ky vendim është apeluar në Gjykatën e Lartë.