Çështja e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi, si ministër i Brendshëm, shihet pozivitisht nga paraardhësi i Metës në presidencë.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet, ka thënë se kësaj here, Meta do t’i thotë “Po” Sandër Lleshit në këtë detyrë.

Sipas Moisiut, presidenti ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe verifikuar.

“Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur’-tha Moisiu.

I pyetur nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Moisiu u shpreh se presidenti i Republikës nuk është vetëm një noter.

PUBLICITET