Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj që ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij e më pas filmoi skenën e krimit, rezulton të jetë pa probleme mendore .

Burimet bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se Ritvan Zykaj nuk është kuruar ndonjëherë për probleme të tilla, dhe nuk rezulton të këtë as kartelë.

Ndonëse qëndron në burg që prej 14 gushtit, kjo ekspertizë i rëdon pozitat e vrasësit 24-vjeçar të Selenicës.

Masakra ndodhi pasditen e 12 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës, ku pas një dreke familjare Zykaj ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij pasi nuk duronte dit siç deklaroi akuzat e tyre pë grabitjen e pulave.

Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video

ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.

Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Artikulli paraprakÇFARË PO HAMË? AKU SEKUESTROHEN 308 KG MISH TË PAREGJISTRUAR NË 4 THERTORE
Artikulli tjetërEMIGRANTET, RAMA: S’MUND TË RRINIM SPEKTATORË