Shënohet viktima e dytë nga aksidentet brenda ditës së sotme në vend.

Sot rreth orës 20:15 në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” 29-vjeçari me inicialet E.V. banues në Kolonjë duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga i riu ka ndërruar jetë, ndërsa është dëmtuar pasagjeri me inicialet D.K. 42-vjeçari po nga Kolonja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga. Ndërkohë që në Fier mesditën e sotme humbi jetën një 65-vjeçar, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë. Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima nga aksidentet rrugore.

Artikulli paraprakHYJNË NË DYQAN PËR TË VJEDHUR, SHQIPTARËT PERLESHEN ME KARABINIERËT
Artikulli tjetërSHBA RREGULL TË RI PËR IMIGRANTËT, KUSHTI QË MUND TË RREZIKOJË QINDRA MIJËRA NJERËZ