Dardan Moliqaj, politikan i njohur në Kosovë, njëherazi burri i ministres së Arsimit Besa Shahini u përplas fizikisht para dy javëve me zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi. Përplasja ka ndodhur në ambientet e televizionit T7.

Mediat kosovare shkruajnë se Abazi ka qenë në korridor pas përfundimit të debatit në studion, kur ka ndodhur përplasja me Molliqaj.

Pamjet e sherrit janë publikuar dje në media, ndërkohë që pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Molliqaj. Ai shkruan se tashmë një subjekt që u paraqit si viktimë po del hapur si mashtrues, ndërsa shprehet se nuk fshihet dhe as nuk viktimizohet por lufton për atë që beson.

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj”, shkruan Molliqaj.

 

Artikulli paraprakI RIU SHQIPTAR NË GARË PËR ASAMBLENË E SHTETIT NË NJU JORK
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON VIDEON: PUKA, NGA NJË VRIMË E ZEZË NË SHËMBËLLTYRË SPEKTAKOLARE TË RILINDJES