Katër ditë pasi ndodhi ngjarja, policia ka publikuar video e momentit kur hajduti qëllon për vdekje dy oficerë policie dhe plagos një tjetër brenda në Komisariatin në Trieste.

Siç shihet në video, autori Alehandro Meran, me origjinë nga Republika Domenikane, me justifikimin se do të shkonte në tualet, i ka rrëmbyer jo një, por dy pistoleta policëve dhe në tentativë për të dalë ai ka qëlluar mbi Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, në hollin e komisariatit. Pas vrasjes, ai u përpoq që të merrte makinën e policisë, por në ato momente është arrestuar.

Alehandro Meran dhe vëllai i tij u arrestuar mëngjesin e 4 tetorit pasi akuzohen për vjedhjen e një motori. Sipas familjarëve, 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por një gjë e tillë pritet të verifikohet.

Artikulli paraprakFURGONI PËRFSHIHET NGA FLAKET,SHKAK SHKENDIJA ELEKTRIKE
Artikulli tjetërTRI VITE BURG KUSH BLLOKON RRUGËT, HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET E KODIT PENAL