Në përfundim të takimeve dyditore në Tiranë, delegacioni i Parlamentit Europian, që erdhi me qëllim kryesor diskutimet për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri mes Qeverisë dhe opozitës,

mbajti paraditen e kësaj të enjteje një konferencë për mediet, në qendër të së cilës ishte mesazhi për bashkëpunim përpara vendimit për çeljen e negociatave.

Kreu i këtij delegacioni, Tunne Kelam deklaroi që në fillim se kishin ardhur në Tiranë në atmosferën e shpresës, edhe pse duket se po largohen prej këtej të zhgënjyer, për shkak të ndasive të thella dhe strategjive të kundërta mes opozitës dhe qeverisë.

Fleckenstein nuk ndryshoi aspak qëndrim të ashpër në lidhje me opozitën, siç mbajti edhe gjatë takimit të mëhershëm të kësaj të majte me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, thotë se opozita duhet ta shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në parlament, madje sipas tyre duhet të ndodhë sa më shpejt.

Ndërkombëtarët thonë se kauza e opozitës për zgjedhje të vjedhura nuk qëndron, pasi siç ata shprehen, “i kanë monitoruar vetë zgjedhjet, dhe ishin korrekte”